Qeveria, kalkulimi i emrave për postet e ministrave
01/09/2009 Berisha: Nuk do të ketë shtim të portofoleve. LSI-ja merr ministrinë e Jashtme
Kryeministri Berisha ka deklaruar dje nisjen e bisedimeve zyrtare me Lëvizjen Socialiste për Integrim si dhe me aleatët e tjerë që janë në Kuvend ose kanë mbetur jashtë saj. Gjithsesi, burimet kanë bërë të ditur se deri më tani janë vendosur disa piketa mbi formimin e kabinetit të ri qeverisës. Ndërkohë do të jetë kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ai që do të firmosë për emrat që do të propozojë në kabinetin e ri qeverisës. Po kështu do të vendoset dhe për postet e zëvendësministrave, pozicione që do të drejtohen nga PD-ja në bashkëpunim me aleatët që kanë firmosur para zgjedhjeve parlamentare.
Bisedimet
Burimet kanë bërë të ditur se LSI-ja pritet të ketë drejtimin e Ministrisë së Jashtme dhe atë të Shëndetësisë. Gjithashtu pritet të ketë edhe drejtimin e një posti ministror, për të cilin shpesh janë dhënë dhe objektivat e LSI-së për reforma. Burimet kanë bërë të ditur se për të tria këto poste LSI-ja ka përgatitur dhe strategji konkrete, të cilat do të hidhen për t’u zbatuar. Ndërsa aleatët e tjerë të PD-së, siç janë PR-ja dhe PDI-ja, pritet gjithashtu të kenë të drejtën e një posti ministror. Kështu, Fatmir Mediu, apo një tjetër funksionar i kësaj partie, pritet të marrë drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë, duke e vlerësuar si dikastere në përputhje të plotë me angazhimin e republikanëve, ndërsa PDI-së mund t’i lihet në dispozicion Ministria e Mjedisit...
Gjithsesi, përplasjet më të mëdha për formimin e qeverisë pritet të jenë brenda radhëve të PD-së. Deri tani mësohet për rotacione të disa ministrave, por dhe mbajtje të posteve aktuale. Kështu, për Lulëzim Bashën në rastin e marrjes së Ministrisë së Jashtme nga LSI-ja zgjedhja e Berishës do të jetë e vështirë për shkak dhe të punës së mirë që ka bërë ai në këtë dikaster në kuadër të aleancave për integrimin. Përflitet një rikthim i tij te Ministria e Punëve Publike dhe Transporteve, ndërsa Sokol Olldashi mund të rikthehet në drejtimin e Ministrisë së Brendshme. Nga ana tjetër edhe në Ministrinë e Arsimit dhe të Integrimit do të ketë lëvizje të ndjeshme. Kështu, pritet që Majlinda Bregu të marrë postin e Ministrisë së Kulturës, ndërsa në atë të Arsimit pritet qëndrimi i Fatos Bejës apo afrimi i Myqerem Tafajt. Ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes synohet nga Genc Pollo dhe Ferdinand Xhaferri. Ndërsa Genc Ruli pritet të ruajë pozitat e tij të forta në qeveri. Në rast se postin aktual në Ministrinë e Ekonomisë e merr LSI-ja për shkak të marrëveshjes, Ruli pritet të kalojë në një ministri tjetër. Ndërkohë sipas burimeve i qëndrueshëm në pozitat e tij shfaqet dhe Ridvan Bode, i cili, pavarësisht përplasjeve mbi financat, ka si kartë të fortë arritjet në këtë ministri. Por dhe Ministria e Drejtësisë është një tjetër pozicion ku demokratët kanë nisur kalkulimet, ku sërish Ilir Rusmali apo dhe Fatbardh Kadilli mbeten emra të përfolur. Po ashtu pritet riafrimi i Aldo Bumçit. Nga ana tjetër dhe Astrit Patozi shihet si një potencial i mundshëm për një ministri të rëndësishme.
Takimet
Burimet kanë bërë të ditur se pritet që pas bisedimeve me LSI-në dhe me aleatët Berisha të nisë takimet dhe me kandidatët për ministra apo dhe anëtarët aktual të qeverisë. Ndërsa më pas do të nisë procedura normale e paraqitjes së emrave për miratim. Ashtu siç tha edhe Kryeministri Berisha, nuk pritet që të ketë ndarje të ministrive apo shtim të portofoleve.