Diveroli mberrin ne prokurori
Tirane- Mberrin ne Prokurorine e Pergjithshme deshmia e plote e Efraim Diverolit. Ministria e Drejtesise ka perkthyer te gjitha pergjigjet e 22-vjecarit, per interes te hetimeve qe po kryhen per tragjedine e 15 marsit nje vit me pare. Burime nga prokuroria bene me dije se pergjigjet jane ne duart e grupit te hetimit, qe prej dites se djeshme, por keta te fundit, do t'i lexojne ne ditet ne vazhdim.
Kerkesa
Gjashte muaj me pare Prokuroria e Pergjithshme ka nisur pyetet e saj per Efraim Diverolin, nepermjet Ministrise se Drejtesise. 22-vjecari do te pyetej nga autoritet amerikane ne lidhje me trafikun e fishekeve, nga vendi yne ne drejtim te Afganistanit. Diveroli ishte edhe pika kyc per zbardhjen e nje prej pistave, per te cilat eshte duke hetuar grupi hetimor i "Gerdecit". Pergjigjet e pyetjeve te 22-vjecarit kane mberritur ne Ministrine e Drejtesise rreth nje muaj me pare, ndersa i eshte nenshtruar procedures se perkthimit ne kete institucion. Efraim Diveroli eshte nje nga partneret, mes kompanise MEICO dhe Albademil, drejtuesit e te cileve, Ylli Pinari dhe Mihal Delijorgji, u arrestuan tre dite pas tragjedise se Gerdecit. Prokuroret kane nisur po ashtu me leter-porosi nepermjet Ministrise se Drejtesise, edhe ne Zvicer dhe Qipro per te marre deshmine e Henry Tomeit. Pikerisht behet fjale per dy leter-porosi qe zbardhin aktivitetin e Henry Tomeit, kompania e te cilet e ka qendren ne Qipro, por qe e shtrin aktivitetin e saj deri ne Zvicer. Nepermjet ketyre leter-porosive, prokuroria kerkon qe te marre informacione per firmen Evdin LTD, ne menyre te tille qe ajo te zbardhe transaksionet bankare te kesaj kompanie.
Te arrestuarit
Tre te pandehurit, Mihal Delijorgjin, Dritan Minxhollin dhe Ylli Pinari, jane duke u hetuar me mase sigurie "arrest me burg", dhe akuzohen per "vrasjes ne rrethana cilesuese, te me shume se 2 personave dhe rrezikshmerine e dhjetera personave te tjere, veper penale e kryer ne bashkepunim", "shkelje te rregullave te sigurise mbi lendet plasese, djegese dhe radioaktive". Mbi Pinarin rendon akuza e "shperdorimit te detyres".