E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkulen "5 Heronjte e Vigut"

SHKODER - Monumenti i "5 Heronjve te Vigut" eshte hequr nje dite me pare nga qendra e Shkodres, per t'u vendosur prane "Varrezave te Deshmoreve", ne periferi te qytetit. Kjo levizje eshte bere me vendim te Keshillit Bashkiak te qytetit, sipas te cilit, ne kete shesh do te ndertohet nje shatervan modern. Monumenti i pese heronjve te Vigut - Ahmet Haxhia, Naim Gjylbegu, Ndoc Mazi, Hydajet Lezha dhe Ndoc Deda, me nje bazament te larte rreth kater metra dhe figura rreth gjashte metra, qendroi per 26 vite ne nje nga sheshet e qendres se qytetit, i rrethuar nga ndertesat e Radio Shkodres, Teatrit "Migjeni" dhe Hotel Turizmit "Rozafa". Pas shume vitesh, qendra e qytetit te Shkodres tani nuk do te kete nje nga simbolet e saj, qe prej vitesh ishte kthyer dhe ne nje pike reference nga banoret e kesaj zone dhe me gjere.

Largimi

Largimin e monumentit nga sheshi e bene mjetet e bashkise dhe te firmes qe do te kryeje punimet per ndertimin e shatervanit te ri, te mbeshtetura nga policia bashkiake dhe policia rrugore qe mundesuan transportimin e tij ne rruget e qytetit. Aksioni ka zgjatur dy ore dhe per zhvendosjen e monumentit jane dashur tre makineri te renda. Fillimisht monumenti eshte shkulur nga bazamenti, duke e demtuar mjaft kete te fundit. Me pas eshte vendosur ne nje trajler, per t'u transferuar drejt Varrezave te Deshmoreve, ku do te jete pergjithmone. Tani e tutje do ta zevendesoje nje shatervan. Operacioni per cmontimin dhe zhvendosjen e monumentit u ndoq nga nje numer i vogel qytetaresh kureshtare, por jo me reagimet, pas kundershtimeve te forta qe i beri para disa muajsh nga keshilltaret e Partise Socialiste.

Vendimi

Vendimi per zhvendosjen e "5 Heronjve te Vigut" u more nga Keshilli Bashkiak i Shkodres ne 27 shtator te 2008. Pas shume debatesh pro dhe kunder, me 27 vota pro dhe 9 kunder, u vendos perfundimisht zhvendosja e tij, tek Varrezat e Deshmoreve. Keshilltaret e majte mbronin tezen se, zhvendosja behet per te denigruar vepren e tyre gjate luftes. Ndersa keshilltaret e djathte deklaruan se, heronjte do te nderohen, pasi do te shkojne te Varrezat e Deshmoreve. Ne fakt aksioni eshte shoqeruar me pranine e policise te rendit qe ka qendruar ne nje fare distance. Por kurrfare reagimi nuk ka pasur.

Ndue Doda: Historia nuk nis me '91

Shkoder - I vetmi reagim per heqjen e monumentit te 5 Heronjve nga qendra e Shkodres, ka ardhur nga kryetari i keshilltareve socialiste ne bashkine e Shkodres, ish-kryesocialisti Ndue Doda. Ai eshte shprehur se, "ky eshte nje veprim i ulet qe synon te denigroje historine. Keta kujtojne se historia e shqiptareve nis ne momentin kur keta kane marre pushtetin. Eshte nje turp i madh. Keshtu historia denigrohet", ka thene Ndue Doda. Veteranet nuk kane bere ndonje reagim ndersa burime nga shoqata e veteraneve jane shprehur se, reagimi yne do te jete me vone. Ne 2004 KKRRTSH-ja aprovoi projektin e ri te prezantuar per ndryshimin e qendres se qytetit te Shkodres dhe levizjen e monumentit ne nje vend tjete


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›