Rama: Fitore me premtimet e Berishes

"Ate qe te gjithe e kane premtuar dhe per te cilen Sali Berisha ka marre votat ne vitin 2005 dhe qe nuk e ka realizuar, ne mund dhe do ta realizojme". Kjo ka qene deklarata e kryetarit socialist, Edi Rama ne Konferencen Kombetare te Bujqesise te organizuar ne qytetin e Lushnjes, me te cilen ai ka premtuar se do te realizoje te gjitha ato premtime te pamatura te Berishes. Dhe ne harten e ketyre realizimeve, ai permend inventarizimin e plote te prones ne teresi dhe te tokes bujqesore ne vecanti, dhe nga ana tjeter dhenien e certifikates se pronesise te cdo shqiptari e shqiptareje, qe e ka fituar kete me te drejten Zotit dhe me forcen e ligjit dhe qe per 18 vjet me radhe, nuk ka arritur ta kete ne dore per shkak te Maliqit te radhes. "Nuk mund te kemi dot kapitalizem pa treg dhe nuk mund te kemi zhvillim te bujqesise pa tregun e tokes. Atehere ne e kemi shume te qarte ate qe duhet te bejme, mund ta bejme dhe pa dyshim do ta bejme", ka qene deklarata e djeshme e kreut socialist. Kryetari socialist ka premtuar se bujqesia do te jete nje nder sektoret e pare, ne te cilet do te nderhyhet pas 148 ditesh te kesaj keqqeverisjeje, dhe realizimi i premtimeve do te jete beteja historike e PS, per t'i dhene njehere e mire fund me voten ndryshimit te shumepritur. "148 dite nga fundi i mandatit te marre per te bere realitet kete premtim, jo vetem qe nuk eshte zgjidhur problemi i pronesise mbi token, dhe jo vetem qe nuk jane garantuar te drejtat e fituara me ligjin 7501, por gjithcka ka degraduar edhe me zi se cfare ishte ne 2005. Te gjithe ata qe e kane votuar Sali Berishen per kete premtim jane bujq dhe ferme te mashtruar koke e kembe", ka qene deklarata e kryetarit socialist Rama. Nderkohe qe Rama ka cilesuar si problem tjeter te Berishes, premtimin sipas te cilit, karburanti per konsum bujqesor do te sigurohej me nje cmim prej jo me shume se 40 lek per liter per te gjithe fermeret shqiptare. Per Ramen, jo veten qe ky premtim rezultoi nje tjeter nga genjeshtrat me shume bishta te Sali Berishes, por bishti i kesaj genjeshtre i eshte bere lak ne fyt, te gjithe bujqve dhe fermereve shqiptare, qe per shkak te cmimit te rritur stratosferikisht te karburantit, nuk kane asnje shprese dhe asnje te ardhme dhe mezi presin qe pas 148 ditesh, t'i thone Sali Berishes largohu se je genjeshtar, i paafte dhe i papergjegjshem. Rama eshte shprehur njeheresh se Berisha ka dhe premtime te tjera te pa mbajtura, qe kane te bejne me rihapjen e nje rrjeti te tere shkollash, te profilit agrar e agroperpunues sipas modelit amerikan. Premtim tjeter ne sektorin e agrobiznesit, do te aplikohen politika lehtesuese fiskale, si p.sh perjashtimi 3 vjecar nga tatimet per bizneset e reja agrare dhe industriale, ulje me 20 % me pak te tatimit mbi fitimin, per bizneset e orientuara ne eksportin e produkteve ushqimore te mallrave te tjere bujqesor dhe blegtoral, qe nuk eshte realizuar. Nderkohe qe kreu socialist Rama ka prekur dhe problemin e te ushqyerit te femijeve qe jetojne ne fshat dhe kujdesin ndaj tyre. "Ne do ta vendosim menjehere perfitimin nga barrelindja per cdo nene ne qytet dhe ne fshat, sepse ky eshte nje detyrim i te gjithe shoqerise sone", tha Rama.