Divjake Partia Demokratike merr keshillin e bashkise
Kandidati i Aleances per Qytetarin Jovan Rrudha zgjidhet ne krye te Keshillit Bashkiak te Divjakes. Me 9 vota pro mes te cilave dhe nga keshilltare te majte ai do te kryesoje kete keshill. Nderkohe qe mbledhja eshte shoqeruar me replika mes kryetarit te bashkise Fredi Kokonoshi dhe keshilltarit te PD-se Gjergji Janku. Madje drejtuesit e bashkise kane deklaruar se nuk i njohin emerimet e reja te zgjedhur ne kete mbledhje. Pak dite me pare Aleanca per Qytetarin rimori qarkun e Vlores me votat e se majtes ndonese kjo e fundit kishte shumicen e anetareve ne keshill. Ne pranine e deputeteve te te dy kaheve politike u konstituua Keshilli i Qarkut duke zgjedhur ne krye te saj kandidatin e se djathtes Anesti Dhimojani. Ne mbledhjen qe drejtohej nga kryetari i Bashkise se Vlores Shpetim Gjika me cilesine e kryetarit te njesise vendore me te madhe ne rang qarku u votua per kreun e keshillit dhe nenkryetarin e saj. Te 59 anetaret votuan per dy kandidaturat e hedhura Brunilda Mersini si kandidate e Aleances per te Ardhmen dhe Anesti Dhimojani kandidat i Aleances per Qytetarin. Pas zgjedhjeve te 8 majit pjesen me te madhe te njesive vendore ne rang qarku i fitoi e majta. Keshtu per Keshillin e Qarkut pati nje ndarje mandatesh 36 me 23 ne favor te Aleances per te Ardhmen por rrjedhja e 15 votave te anetareve te majte solli dje fitoren e Anesti Dhimojanit kandidat i Aleances per Qytetarin. Ai do te drejtoje tashme Keshillin e Qarkut te Vlores ne kater vitet ne vijim duke rikonfirmuar per here te dyte mandatin e marre nga PD-ja per drejtimin e ketij qarku. Diferenca prej 15 votash shenoi nje fitore te thelle dhe te papritur te se djathtes duke konfirmuar keshtu rrjedhje ne mase te votave te se majtes ne favor te kandidatit tjeter.