E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kongresi Rama tenton te zbuse zerat kunder takim koke me koke me Blushin

Takimi me nje nga kritikuesit e tij u zhvillua per dy ore me radhe prane selise se Partise Socialiste

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama tenton te zbuse zerat kunder tij pak dite para kongresit. Dje prane selise roze ai ka zhvilluar nje takim koke me koke me deputetin Ben Blushi te njohur per kritikat e tij ndaj kryesocialistit. Ne takimin qe zgjati per rreth dy ore mesohet te jete diskutuar pikerisht per kongresin e ardhem te PS-se i cili zhvillohet ne 5 nentor dhe ku pritet te merren vendime me rendesi. Ne bisede nuk ka mbetur pa u permendur edhe libri i fundit i Rames Kurbani per te cilin Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se kjo eshte nje perpjekje e kryesocialistit per te rivalizuar me shkrimtarin njeheresh deputetin e PS-se Ben Blushi i cili pritet te nxjerre gjithashtu ne treg romanin e tij te trete Shqiperia. Ky do te rivalizoje me Blushin. Por eshte nje marrezi te tentosh te rivalizosh me Blushin i cili ka arkivin e gjyshit te tij sa kjo dhome qe edhe po ti kishte Blushi tri jete nuk i del dot ne fund. Dikush me tha se ka marre vesh qe do te finalizoje kete librin per Enverin sepse per Enverin - thote ai - shkruajne - ndersa per mua nuk shkruan kush ndaj dhe do te shkruaj une per veten time.

Takimi

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama zhvilloi dje nje takim me nje nga eksponentet me te larte te PS-se deputetin socialist Ben Blushi te njohur per qendrimet kritike ndaj politikes se ndjekur nga lidershipi socialist. Mesohet se takimi informal eshte zhvilluar per gati 2 ore prane mjediseve te Partise Socialiste dhe zhvillohet vetem nje jave para kongresit qe do te mbahet me 5 nentor ku do te zgjidhen edhe forumet drejtuese te socialisteve pervec kryetarit i cili ka nje mandat deri ne vitin 2013. Pas takimit nuk ka pasur deklarate as nga kreu socialist dhe as nga deputeti Ben Blushi. Nderkohe burime nga selise roze pohojne se ata kane biseduar per zhvillimet e fundit politike dhe kongresin e PS-se. Per kryesocialistin Rama jane kthyer ne nje shqetesim zerat kunder te cilet po shtohen perdite. Bashkimi i tyre ne kongres do te pengonte qellimet e kryesocialistit per te perzgjedhur kandidaturat e pranuara prej tij ne forumet drejtuese te Partise Socialiste. Per kete arsye duket se Rama po merr masa paraprake.

Deputeti Ben Blushi shpesh ka qene kritik me vijen e ndjekur nga kryesocialisti ne dy vitet e fundit dhe kryesisht me bojkotin e PS-se ndaj Parlamentit. Vetem pak dite me pare Blushi deklaroi ne nje interviste per te perditshmet se PS duhet tu kthehet me teper shtresave ne nevoje nepermjet programeve dhe politikave sociale nderkohe qe perkrah tij si zera kunder jane dhe i Arben Malajt i Kastriot Islamit i Andis Harasanit apo dhe ish-presidentit Rexhep Meidani e te tjere. Meidani ka qene i pranishem ne takimin e fundit te zhvilluar nga deputetet Malaj Harasani e Islami ne Akademine e Arteve. Ky takim ishte ne mbyllje te turit te nisur rreth dy muaj me pare nga deputeti dhe njekohesisht anetari i Kryesise se PS-se Arben Malaj ku teme kryesore e diskutimit te kesaj platforme te bere publike ne keto muaj ishte modernizimi i partive politike dhe kryesisht situata ne forcen me te madhe opozitare. Ne fjalen e tij Malaj theksoi se aktualisht ne Partine Socialiste ka nje mungese te theksuar te sistemit te meritokracise i cili sipas tij eshte zevendesuar me ate te klientelizmit. Deputeti socialist pohoi se forca ku ai ben pjese duhet te ndryshoje menyren e funksionimit te saj duke u kthyer ne nje parti me moderne e ku mbizoterojne vlerat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›