E Enjte, 5 Nëntor 2026

Divjakë, kontroll për nivelin e pesticideve në perime

Konsumatorët e produkteve bujqësore të Divjakës do jenë më të sigurt për konsumimin e tyre. Së fundmi pranë Laboratorit të analizave të tokës dhe ujit në këtë bashki është shtuar një pajisje e teknologjisë më të re amerikane e cila  analizon ngarkesën produkteve me pesticide.

Laboratori i Divjakës pritet të marrë certifikimin duke u bërë laboratori i dytë në vend, i njohur ndërkombëtarisht për kryerjen e analizave të prodhimeve për eksport.

Ndërtimi i këtij laboratori ka qenë nismë e bashkisë së Divjakës. Kryetari i saj Fredi Kokoneshi thekson se bujqësia është ekonomia bazë e Divjakës dhe perpsektiva lidhet me krijimin e markës së tyre me standartin evropian.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë, nga viti 2017 deri më sot , eskportet bujqësore janë rritur me 27.5 përqind. Sipas të njëjtim burim, volumet më të mëdha të eksporteve realizohen me vendet e Bashkimit Europian, me mbi 65%, ndërsa me vendet e rajonit me mbi 24%, të totalit të eskporteve të produkteve bujqësore. Dhe kjo është bërë e mundur falë pajisjes me çertificatë të global GAP.
https://bujqesia.gov.al/eksportet-bujqesore-rriten-me-17-ekonomi-ne-6-mujorin-e-pare-2021/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›