E Enjte, 5 Nëntor 2026

Dixhitalizimi i Kadastrës, Lame: Procesi fillon me drejtoritë e Tiranës, Fierit, Vlorës dhe Shkodrës

Projekti i digjitalizimit të të dhënave kadestrale të pasurive të palujtshme i cili u prezantua sot do të zgjasë për 2 vite .
Kreu i kadastrës Artan Lame, theksoi se deri tani janë vetëm 700 mijë dosje të plota në sistem, dhe mbeten për tu skanaur në themel 2.8 milion referenca. “Çdo pasuri ka tre elementë: Kartelën, Referencën dhe Hartografinë dhe në arkiv ka rreth 4.073.000 pasuri. Meqenëse çdo pasuri ka minimalisht 1 referencë, duhej të kishim të paktën 4 milion referenca. Por në fakt Kadastra trashëgon vetëm rreth 2,8 milionë referenca. Kjo për shkak se ndër vite, kur është kryer regjistrimi fillestar në vitet 1996 e deri rreth 2010, veçanërisht në fshat i binin shkurt dhe për gjithë fshatin hapnin një referencë dhe për pasuritë shtet ose nuk regjistroheshin fare ose regjistroheshin pa hapur referenca”.

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj vuri theksin në rëndësinë e këtij procesi dhe përfitimet që do të sjellë jo vetëm për qytetarin por edhe për zhvillimin ekonomik.  “Kjo që po bëjnë nuk është vetëm dixhitalizim. Por në themel është çlirimi i qytetarëve, është heqja e një hallke burokratike ku qytetarët nuk do të ketë përballë një institucion të pronave por do të kenë një sistem që në arkivat e saj digjitale i ka të gjitha dokumentet transparente, në sekondën që duhet dhe çdo qytetar me një klik për 1 minutë ta ketë letrën e pronës në telefon”

Drejtoresha e AKSHI, Linda Karçanaj  bëri me dije se sistemi që po përdoret  Blochchain për të dhënat është i sigurt dhe transparent .

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›