E Diel, 1 Nëntor 2026

Divjakë, prej 4 muajsh banorët vuajnë mungesën e ujit

DIVJAKE- Plazh por pa ujë. Kjo është ajo cka mund të ofrojë një nga perlat e bregdetit të Adriatikut këtë vit, Divjaka. Shkak është bërë shkatërrimi i tubacionit kryesor të ujësjellësit që furnizon me ujë Bashkinë e Divjakës dhe fshatrat përreth saj.

Banorët kanë gjetur si zgjidhje një rrugë më shumë se 5 kilometra në këmbë dhe me mjete rrethanore për të shkuar pranë stacionit të pompave të ujit, duke mbajtur radhën ashtu si 20 apo 30 vite më parë.
Drejtori i ujësjellësit të Divjakës Artur Coku deklaron se rifurnizimi me ujë i zonës do të bëhet brenda datës 15 qershor.

Përballë premtimit të qeverisë bërë pak ditë më parë për ujë 24 orë, zona turistike nuk ka ujë të pijshëm në fillim të sezonit të plazhit. Ndërsa banorët kanë gjetur burime për të siguruar ujin, për pushuesit e ardhur nga rrethet kjo situatë është një rraskapitje e vërtetë.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›