Komandot tona në Afganistan do përfshihen në luftime
Deri më tani, trupat tona me misione paqeruajtëse, kanë shërbyer për të ruajtur objektet ushtarake në Afganistan, por duke filluar nga muaji Korrik, misioni i tyre do të ndryshojë.
Duke qenë se Shqipëria tashmë është anëtare e NATO-s, edhe forcat tona të armatosura do të përfshihen në operacione direkte ushtarake. Projektligji për qëllim është hartuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe pritet të dërgohet në Kuvend, për tu miratuar.
“Në rrethanat që gjenden trupat tona, sipas rastit, mund të lindë nevoja e përdorimit të forcës ndaj subjekteve të ndryshme... Aktualisht, Ministria e Mbrojtjes po përgatit misione të tjera për në Afganistan, në të cilat trupat tona do të jenë të përfshira në luftë, sipas direktivës së qeverisë për shtimin e trupave luftuese. Ky projektligj duhet miratuar me urgjencë duke qenë se këto trupa janë planifikuar të dërgohen me mision brenda muajit korrik 2010”, shkruhet në draftin e propozuar.