E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga 33-vjeçarit, detyroi të dashurën të vetëvritet

Policia identifikoi dhe kapi shtetasin Fatmir Ahmet Frisku, 33 vjeç, lindur ne Burrel dhe banues ne Tirane, i dënuar më parë për armë mbajtje pa leje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë sepse dyshohet se rreth orës 19.00’ të ditës së hënë në banesën e tij, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj një shtetase 44 vjeçare. Për pasojë, 44 vjeçarja Fraleta Qani Trataraj është hedhur nga kati i 4 -të i banesës së shtetasit Fatmir Frisku, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Nga hetimet e kryera rezultoi se këto shtetas kishin pak ditë që ishin njohur përpara ngjarjes, ku 33-vjeçari pas qëndrimit në banesën e tij, dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike duke shkaktuar vetëvrasjen e shtetases Fraleta Tartaraj, me banim në Kurbin-Laç.

Materialet i kaluan në ngarkim të këtij shtetasi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Shkaktimit të vetëvrasjes”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›