E Diel, 1 Nëntor 2026

Trajtim të veçantë për punëtorët e punëve të vështira

Për këtë arsye, është përgatitur projektligji për trajtimin e veçantë të profesioneve të vështira, i hartuar nga Ministria e Energjetikës.

Me anë të këtij, pr/ligji përfshihen rreth 117 profesione, si minatorët dhe metalurgët, etj. Zv/ministri i Ekonomisë, Neritan Alibali, tha se kjo është e vetmja zgjidhje për të mos dëmtuar skemën e pensioneve.

Sipas projektligjit, trajtimi i veçantë për profesionet e vështira do të jetë një pagë jo më e vogël se pensioni minimal dhe jo më e madhe se dyfishi i pensionit minimal. Projekligji për trajtimin e veçantë të profesioneve të vështira u hartua pas një studimi që u krye mbi përvojën ndërkombëtare.

Zv/ministri Alibali tha se në asnjë vend të botës nuk ekzistojnë statuset për profesionet, ndaj formula më e duhur u mendua të ishte trajtimi i veçantë. Pas miratimit nga qeveria, projektligji pritet të kalojë për diskutim në Kuvend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›