Divorc ne stil shqiptar
Dhuna njerezore ne ekranin e Marubit. Festivali Nderkombetar i Filmit per te Drejtat e Njeriut hapet me 5 tetor me dokumentarin Divorci shqiptar. Regjisorja bullgare Adela Peeva e pranishme ne premiere provokon kujtesen per fatin e grave te huaja ne vitin 1961
Me 5-10 tetor ne Akademine e Filmit dhe Multimedias Marubi mbahet edicioni i peste i Festivalit Nderkombetar te Filmit per te Drejtat e Njeriut. Festivalin e hap nje film i shumepritur ketu ne Shqiperi dokumentari Divorci shqiptar Razvod po albanski e realizuar me 2007 nga regjisorja bullgare Adela Peeva.
Nga e gjithe lenda e historive dramatike te ngjara ne komunizem Peeva zgjodhi historite e dashurive te burrave shqiptare me gra te huaja gjate kohes se studimeve ne vendet e ish-Lindjes Komuniste Bashkimi Sovjetik Poloni Bullgari etj.. Keto dashuri u lidhen ne martese dhe martesat me pas me 1961 kur Shqiperia i prishi marredheniet me Bashkimin Sovjetik u zgjidhen ose fati u mori per keq.
Ky film eshte politik per aq sa deshmon se si politika mund te nderhynte ne jeten private intime te njerezve pa e patur kete te drejte. shte histori per mbijetesen e disa familjeve ne nje situate te tille politike. Jane fjalet e vete regjisores ne kohen kur xhironte ne Shqiperi stilin shqiptar te divorcit.
Peeva vendosi te tregoje nje histori si kjo e shtyre nga rrefimi i nje burri nga Korca i ndare me gruan e tij bullgare ne vitet gjashtedhjete. Burri nuk e kishte pare me kurre gruan dhe vajzen 2 vjece.
Peeva kishte degjuar histori te tjera te ngjashme te dhimbshme te burrave shqiptare nga Korca kryesisht intelektuale qe paten studiuar ne universitet e Evropes Lindore e Qendrore. Ajo ishte e magjepsur nga ata burra dhe e prekur qe ende vazhdonin ti donin grate e tyre dhe vuanin.
Megjithate regjisorja ka pretenduar qe ky te mos ishte nje rrefim i ngushte dhe vetem per rastin shqiptar te ndarjes me dhune te njerezve ndarje e imponuar nga regjimi fanatik dhe izolues i Hoxhes. Peeva ka dashur nje kryehistori divorcesh politike per te gjitha ato vende te ish-Lindjes ku u instaluan sistemet monopartiake komuniste.
Adela Peeva sot 63 vjece ka studiuar ne Beograd ne Akademine e Teatrit dhe te Kinemase dhe ka punuar ne Sofje ku ka ngritur edhe studion e saj Adela Film and TV Productions. Ne filmat e saj me metrazh te shkurter dhe artistike ajo pelqen te trajtoje tema te religjionit dhe te kulturave ne vendet e Ballkanit. Ka realizuar filmat
Nena 1982 Ne emer te sportit 1983 Floriri i vjeter 1989 Fqinji 1989 I padeshiruari 1999 I rilindur prej hirit 2000 E kujt eshte kjo kenge 2003. Ky i fundit shenoi nje hop ne njohjen e krijimtarise se kesaj regjisoreje e cila i kushton rendesi temes qe zgjedh per subjekt dhe vete subjektit teknikes dokumentare. Me E kujt eshte kjo kenge ajo deshmon nje model te shkelqyer te dokumentaristikes provokimi i temave aktuale me rrenje te vjetra ne Ballkan. Kjo veper e solli fillimisht Peeva-n ne Shqiperi dhe prej saj ajo ra ne gjurmet e dokumentarit Divorci shqiptar dhe te cilin ajo te vije ta prezantoje personalisht ne premieren e 5 tetorit ora 19.00 ne kinemane e Marubit.
Java e Festivalit te Filmit per te Drejtat e Njeriut prezanton nje panorame veprash nga bota qe kane ne fokus raste flagrante te shkeljes se te drejtave te njeriut po bashkejetesen rutinore me dhunen. Historite vijne nga vende ne zhvillim qe kane probleme permanente me shkeljen e te drejtave por edhe nga vende demokratike ku pavaresisht civilizimit te gjate dhuna ndaj dhe prej njeriut shfaqet po aq barbare.
Prodhimet artistike dhe dokumentare vijne nga vende te ndryshme te botes Amerika Rusia Spanja Gjermania Franca Suedia Norvegjia Danimarka Hollanda Australia India Kazakistani etj. Ato sjellin tablo rreqethese regjimesh totalitare e postotalitare. Keto regjime ne emer te marrjes apo ruajtjes se pushtetit kane ngritur armatat e tyre shtypese duke e detyruar njeriun qe ne emer te mbijeteses te pranoje skllaverimin e vet shpjegon rreth temave qe rrokin keta filma drejtori i ketij festivali Kujtim ashku duke permbledhur ne pak fjale edhe misionin e festivalit per njohjen dhe diskutimin e ketyre temave.
Festivali ka nje program ekstra me disa forume ku kryesisht te rinjte e shkollave do te takohen me artiste te ftuar per te diskutuar mbi ceshtje fatkeqesisht te larmishme te homofobise dhe fenomene qe per stadin shqiptar te zhvillimit te shoqerise ose provokojne debat siperfaqesor ose kalohen me indiference.
Te gjithe filmat jane te subtitruar ne shqip dhe hyrja eshte falas.
Perrallat e Hofmanit sonte premiera
Sonte ora 19.00 ne Teatrin e Operes dhe Baletit shfaqet premiere opera me tri akte Perrallat e Hofmanit e kompozitorit francez Jacques Offenbach me libret te JulesPierre Barbier. Per tri ore nen regjine e Stephan Roche-it tregohen aventurat dhe tri dashurite e Hofmanit nje shpirt i lire qe ne jete ka dashuruar tri gra Olimpian nje kukull mekanike kengetaren fatkeqe Antonia dhe kurtizanen Xhuljeta. Jane te shumte njerezit djallezore qe duan ta fundosin Hofmanin Lindorfi Kopeliusi Dapertuto kurse ai njeri te besuar ka vetem Niklausin.
Me 1 dhe 3 tetor ne rolet kryesore interpretojne Inva Mula Olimpia Antonia Xhuljeta Luca Lombardo Hofman Vikena Kamenica Niklaus Nicolas Cavallier Lindorf Kopelius Dapertuto Mirakle Sofika Kola nena e Antonias Erlind Zeraliu Spalanxani Sidrid Bejleri Krespel etj. Me 5 dhe 7 shtator keto role interpretohen nga kengetaret lirike Niki Chaziraki Eriona Gjyzeli Dorina Selimaj Emiljana Palushaj Manrico Tedeschi Armando Likaj etj. Orkestra Simfonike e Teatrit te Operes drejtohet nga Andr Bernard. Dirigjent kori eshte Dritan Lumshi. Skenograf Nicolas de Lajartre. Kostumet vijne nga Sartoria Arrigo Milano.
Femijet ne Trenin Magjik
Teatri i Metropolit per Femije fillon sezonin e ri artistik me 2 premiera.
Treni magjik shkruar nga Milena Selimi me regji te Oriana Cames shfaqet me 2 tetor ne sallen ehov. Luajne Vijsan Ukcenaj Djali Ermela Rusi vajza Aldion Matarrangasi makinisti Ersila Rezhda Hirushja Endri ela Pinoku etj. Skenograf i shfaqjes eshte Beqo Nanaj. Treni magjik i fton femijet per nje udhetim ne boten e endrrave ku ekzistojne te gjithe personazhet e dashura te tyre Pipi orapegjata Hirushja Pinoku.
Me 3 tetor ora 10.30 po ne sallen ehov shfaqet Ishulli pa emer shkruar nga Milena Selimi me regji te Endri eles. Luajne Alesia Burnazi Era Rogerta Nikolla Danja Ledio Janushi Tedi Marsel Rupi Joni Mariglen Faslli Turi etj.
Pese femije nisen te gjejne nje ishullin e magjise dhe endrres. Ne aventuren e tyre ndeshin njerez te kulturave te ndryshme qe kercejne ne menyre te cuditshme nen ritmin e tambureve dhe qe flasin nje gjuhe te panjohur.
j. p