Me teper investime per mirembajtjen e monumenteve
Rajoni Sarande-Delvine inventarizon 116 monumente te kategorise se pare. Ne Diten Kombetare te Trashegimise Kulturore me gjithe arritjet eshte vene ne dukje edhe mungesa e infrastruktures per te shkuar ne disa prej tyre dhe pafuqine financiare per te nderhyre me projekte rehabilituese. Drejtori Ilir Papa thote se ne mase dermuese monumentet jane te vizitueshme.
Mirembajtja e pamundurNuk mungojne problemet qe qendrojne per mirembajtjen dhe trajtimin e vlerave te trashegimise kulturore apo rijetesimin e tyre ne Sarande e rrethina. Drejtori Papa thote se ka edhe monumente per te cilat nderhyrja nuk ka qene e mundur jo vetem ne restaurime por edhe ne mirembajtje per shkak te mungeses se fondeve. Me keto fonde qe kemi eshte shume e veshtire per ti mirembajtur te gjitha keto monumente shprehet Papa. 29 shtatori pritet te nxite edhe punen e projektet per tu dhene te njejten vlere dhe te njejten mundesi vizitueshmerie edhe mjaft vlerave te tjera te trashegimise kulturore qe gjenden ne rajonin me jugor te vendit.
Butrinti vizita falasTuristet kane mundur ta vizitojne falas Butrintin antik ne pritje te 29 shtatorit. Drejtori i Parkut Kombetar te Butrintit Rajmond Kola tha se kjo ka qene nje mundesi e shprehjes se partneritetit me vizitoret. Nderkohe vizitat e bera gjate dites se djeshme ne sitin arkeologjik te Butrintit jane shoqeruar edhe me vendosje posterash dhe me veprimtari te ndryshme promocionale ne lidhje me vlerat arkeologjike e ato monumentale te Butrintit etj.
Rruge pa rruge te 40 ShenjtoretGjeja me e papranueshme eshte qe edhe ne kete 29 shtator duhet te mendohesh mire per te vizituar monumentin e 40 Shenjtoreve ai qe i ka dhene emrin vete Sarandes. Mungesa e nje rruge vetem 2 km e mban ate larg nga vemendja e vizitoreve vendas dhe te huaj. Manastiri i 40 Shenjtoreve qe ngrihet mbi kuroren e qytetit te Sarandes duhej te ishte monumenti me simbolik dhe me i vizitueshem ne cdo dite te vitit e sidomos ne nje dite si 29 shtatori kushtuar teresisht trashegimise sone kulturore e monumentale. Por kjo nuk po ndodh prej vitesh. Per te shkuar atje rruga eshte me torturuese. Bashkia e Sarandes ka bere publik projektin interesant te lidhjes se ketij monumenti me qytetin nepermjet nje sistemi shkallesh qe jane me shume se njemije. Ndersa rruga ekzistuese eshte ne gjendje te mjerueshme. Ne drejtorine rajonale te kultures kombetare berja e kesaj rruge konsiderohet nga mungesat qe perseriten cdo 29 shtator. Por drejtori Papa thote se rehabilitimi i rruges eshte detyrim i qeverisjes vendore.