Perplaset gjate uljes avioni ne Somali 4 te vdekur

Një avion është përplasur në fazën e uljes në aeroportin e Mogadishos, kryeqytetin e Somalisë. Incidenti ka ndodhur pranë një baze të unionit afrikan. Sipas të dhënave të para nga përplasja janë katër. Avioni transportonte armë të destinuara për misionin "Amisom", kontigjentin e forcave paqeruajtëse të vendosura në Somali që nga viti 2007 nga Unioni afrikan në marrëveshje me Organizatën e Kombeve të Bashkuara.