E Shtunë, 31 Tetor 2026

Divorcet sfidojne Shen Valentinin

Shen Valentini nuk eshte vetem dita e te dashuruarve, por edhe e fundit te hidhur te kurores bashkeshortore. Ndersa cifte te shumte festonin diten e shenuar, Gjykata e Faktit ne Tirane eshte populluar me procese gjyqesore per divorce. Tre kane qene dje edhe ceshtjet, te cilat kishin si objekt padie zgjidhjen e marteses. Te treja padite ishin bere nga bashkeshortet, te cilat kane qene te vendosura per vendimin e marre. Seanca e pare gjyqesore, e ka gjetur paditesen Valbona L., ne salle. Ndersa ka hedhur veshtrimin e prere nga bashkeshorti i saj, Gentiani, te cilit i kerkon prishjen e kurores. Gruaja rreth te 30-ve ka firmosur letren e bindur dhe me pas ka dale nga salla. Nderkohe qe gjyqtarja e ceshtjes, Esmeralda Cela, nuk mundi te bente gje tjeter vetem t’i kerkonte Gentianit qe te sillte nje leter identifikimi dhe te firmoste divorcin. Te afermit e ciftit ishin pergatitur per nje bashkim te tyre ne kete dite te shenuar, por ka ndodhur e kunderta. Nderkohe qe po dje, kur ora shenonte 10:00, Erda B., me bashkeshortin e saj jane paraqitur ne dyert e gjykates per te vazhduar procesin e tyre per zgjidhjen e marteses. Gjyqtarja Kace Agolli i ka kerkuar psikologes qe te paraqese nje raport me intervistat e marra nga familjaret. Nderkohe qe ne sallen ngjitur, nje tjeter proces per zgjidhje martese eshte zhvilluar vetem 30 minuta me pas. Mimoza K., kerkonte divorcin nga bashkeshorti i saj Besniku. Ceshtja e ciftit po shqyrtohet nga ana e gjyqtares Esmeralda Ceka. Mimoza ka pasur per objekt padie pervec prishjes se kurores, edhe pagesen mujore nga ana e bashkeshortit, per rritjen e vajzes se tyre, fryt i disa viteve martese.
R.Caushaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›