E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policet, “braktisin” punen 2 ore me heret

Edhe policet dashurojne. E ne kembim te punes se lodhshme te perditshme, dje ata kane marre pervec mesazheve nga njerezit e zemres edhe dy ore leje nga eproret e tyre, duke e mbyllur turnin me heret. Keshtu ka ndodhur per te gjithe uniformat blu ne Tirane, komisariate dhe Patrullat e Pergjithshme. Po dje ka qene edhe dita e strukturimit te patrullave, te cilat do te jene ne varesi te komisariateve ne kryeqytet, ndersa nuk jane shenuar incidente.
Dje ne kryeqytet mund te shihje makina te shumta te policise qe qarkullonin me dendur ne bulevardin kryesor, zonen e ish-Bllokut, Liqenit Artificial dhe ne lagjet e populluara. Efektiva te policise kane treguar dje, per “Koha Jone”, se do e festonin kete feste, por pasi te mbaronin turnin e punes, me te dashurat te fejuarat, apo me grate ne shtepite e tyre, duke e shoqeruar dhe me nje darke ne nje nga restorantet e shumta te kryeqytetit.
Nje prej efektiveve te Patrullave, Toni (uniforma nuk i lejon identifikimin), tregon se, do te festoje diten e te dashuruarve pasi te mbylle punen, pasi eshte ne turnin e pare. Ai tregon se nuk ka pasur incidente gjate dites, ndersa jane mbikeqyrur te gjitha levizjet ku ka pasur fluks. Nje tjeter uniforme, Fatjoni, tregon se e ka nisur festen qe ne mengjes me nje mesazh ne celular, qe i ka derguar njeriut te zemres, duke e uruar Shen Valentinin.
A.Cena

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›