E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grinden per vajzen, thika ne disko

Xhemil Beharaj
Nje 15-vjecar nga fshati Ferme-Clirim, i rrethit te Fierit, eshte plagosur rende me thike, ndersa ishte duke festuar “Shen Valentinin”, ne nje nga lokalet ne qender te qytetit. Malvin Demce ka mberritur ne gjendje kritike, paraditen e djeshme, ne spitalin rajonal te Fierit. Burime nga personeli mjekesor bene te ditur se adoleshenti ka marre plage te thella ne kofshen e djathte, cka i ka shkaktuar hemorragji te thelle. Kjo pasi arma e ftohte i ka demtuar nje nga arteriet kryesore te gjakut.
Gjimnazisti po festonte me shoket dhe shoqet e klases kur ndodhi sulmi. Ndersa eshte ngritur te kerceje me nje shoqe te klases, nje bashkemoshatar i tyre ka nisur grindjen. Ne sherr kane hyre edhe adoleshente te tjere. Burime nga policia e Fierit bene te ditur se nje nga bashkemoshataret, ne grindje e siper, ka nxjerre nje thike dhe ka qelluar mbi viktimen. Malvin Demce ka rene pertoke i gjakosur, ndersa shoket kane nxituar per ta derguar ne spital.
Thika eshte ngulur ne pjesen e brendshme te kofshes, pikerisht atje ku kalon nje nga arteriet kryesore te gjakut. Adoleshenti eshte futur ne sallen e operacionit, per t’iu nenshtruar nje nderhyrjeje kirurgjikale. Mjeket pohojne se, me gjithe nderhyrjen e tyre, gjendja e pacientit vazhdon te mbetet kritike. Nje autoambulance po qendron ne gatishmeri per te derguar te plagosurin drejt kryeqytetit, nese mjeket e Fierit do te konstatojne perkeqesim te gjendjes se tij shendetesore. Pas ngjarjes, policia ka marre ne pyetje deshmitaret, ndersa dy prej adoleshenteve jane shoqeruar ne komisariat. Policia nuk beri te ditur emrin e personit qe qelloi me thike mbi gjimnazistin, por pohoi se shkak i grindjes ishte simpatia e perbashket per te njejten vajze.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›