Ndahet me bashkeshorten, theret nga kunati
Fier - Ndarja me te shoqen, per pak sa nuk i ka marre jeten nje 35-vjecari, nga fshati Levan, i qytetit te Vlores. Vladimir Zykaj eshte plagosur rende me thike, ndersa eshte arrestuar kunati dhe bashkemoshatari i tij, Bledar Aliaj, banues ne qytetin e Vlores. Burime nga policia e Fierit bene te ditur se Aliaj kishte mberritur mengjesin e djeshem ne banesen e kunatit, per te kerkuar shpjegime. Nje dite me pare, Vladimir Zykaj kishte shkuar ne familjen e bashkeshortes dhe e kishte lene atje, duke thene se do te divorcoheshin. Ndersa jane ulur per nje kafe, dy kuneterit jane konfliktuar ashper. Deshmitare ne vendngjarje i thane policise se vlonjate nuk i ka pranuar arsyet e paraqitura nga kunati i tij per divorcin. Konflikti ka degjeneruar ne sharje e fyerje, derisa Bledar Aliaj, sipas deshmitareve, i ka ngulur thiken rreze kofshes kunatit. Vladimit Zykaj eshte derguar ne spitalin rajonal te Fierit, ku ndodhet i shtruar ne gjendje kritike per jeten. Pas ngjarjes, Aliaj eshte larguar me shpejtesi nga fshati. Policia tha se e ka shpallur person ne kerkim, duke njoftuar per ngjarjen edhe uniformat blu ne qytetin e Vlores.
Xh. Beharaj