E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luftar Reci: Nuk kam vrare njeri

Tirane - Gjykata e Krimeve te Renda ka vendosur dje masen e sigurise “arrest me burg” ndaj te dyshuarit per vepren penale te “vrasjes me paramendim” dhe “trafikim te lendeve narkotike”. Luftar Reci ka bere te ditur dje, perpara gjykates, se dy dite me pare i kishin trokitur ne banesen e tij disa punonjes policie dhe me pas e kane marre ne komisariat per verifikim. Sapo ky u fundit dergohet ne paraburgim, eshte prangosur nen akuzen e vrasjes ne bashkepunim me nipin e tij, Taulant Elezi, te Maksim Lales, si dhe per vepren tjeter penale, ate te trafikimit te lendeve narkotike. Krimi ka ndodhur ne maj te vitit 2005, ne aksin rrugor Milot-Burrel. Vete Reci ka bere te ditur se jetonte vetem, pasi nuk kishte asnje nga familjaret e tij dhe kishte marre nje banese me qira ne Allias. I dyshuari kundershtoi akuzat, duke thene se nuk kishte vrare njeri dhe per me teper te ishte perfshire ne trafik droge. Ne fund te seances, gjykata vendosi masen “arrest me burg”, qe ishte dhene edhe ne mungese ndaj 38-vjecarit.
R.Caushaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›