Divorci aktorja Ema Andrea zyrtarisht beqare

Gjykata pranon padine pranohen kushtet e vendosura me marreveshje mes saj dhe ish-bashkeshortit Kapo
Ema Andrea zyrtarisht beqare. Statusi i ri u perfitua pas vendimit te djeshem te gjykates per te pranuar padine e saj per zgjidhjen e marteses. Zgjidhja e marteses eshte bere me nje marreveshje paraprake mes paleve te cilet kishin rane dakord per zgjidhjen e kesaj martese qe e kishte humbur funksionin e saj vite me pare caktimin e pensionit mujor 25 mije leke per vajzen e tyre si dhe caktimin e diteve kur vajza duhej te qendroje me te atin. Seanca perfundimtare eshte zhvilluar mesditen e djeshme perkatesisht ne oren 1500 ndersa nje seance me pare gjykata kishte marre si prove dhe degjuar raportin e ekspertes-psikologe lidhur me komunikimin qe kjo e fundit kishte pasur me frutin e dashurise mes ciftit Andrea-Kapo si dhe per hapesirat qe Kostandin Kapo kishte ne banesen e tij per te pritur vajzen gjate pushimeve apo diteve kur gjykata e ka percaktuar se duhet te qendroje me te atin. Megjithate perfundimisht kujdestaria e vajzes i eshte lene paditeses Ema Andrea nje fakt i pakundershtuar edhe gjate procesit te ndarjes nga ish-bashkeshorti. Ndonese jo me marreveshje paraprake te nenshkruar ne pranine e noterit cifti Andrea-Kapo jane shprehur dakord dhe ne marreveshje te plote para gjyqtarit Engert Pellumbi qe shqyrtoi kete padi per cdo kusht te parashtruar ne kerkese-padine e shqyrtuar ne gjykate.
Kerkesa
Referuar burimeve zyrtare prane Gjykates se Tiranes mesohet se pas dhenies se divorcit Ema Andrea kerkonte kujdestarine e vajzes Sara caktimin e nje pensioni ushqimor prej 25 mije lekesh te rinj ne muaj si dhe ka percaktuar ditet kur ish-bashkeshorti do te duhet te takoje te bijen. Konkretisht ajo ka percaktuar cdo dite te enjte te javes nga ora 1600-1900 te shtunen e pare dhe te trete te cdo muaji nga ora 1000-1600 si edhe nje muaj gjate pushimeve verore. I padituri Kapo ka rene dakord me kushtet e vendosura prej Ema Andreas. Ne kerkese-padi aktorja Andrea deklaronte se nga bashkejetesa ka lindur nje femije i seksit femer perkatesisht Sara Kapo ne 27 janar te vitit 1994. Jemi njohur me dashuri me njeri-tjetrin ndersa vitet e para te marteses i kemi kaluar mire se bashku. Me kalimin e viteve kemi verejtur se kemi mosperputhje mendimesh dhe karakteresh dhe per kete shkak prej 10 vitesh lidhja jone eshte jofunksionale e qe prej asaj kohe kemi jetuar te vecuar nga njeri-tjetri. Jemi perpjekur ne disa raste te shpetojme martesen tone por rezulton qe te gjitha perpjekjet ne kohe kane rezultuar te paefektshme. Ne keto kushte rezulton qe martesa jone e ka humbur teresisht qellimin per te cilin eshte lidhur dhe ne nuk mund te bashkejetojme serish me njeri-tjetrin sqaronte ne kerkesen e saj aktorja.