Pas 5 shkrimeve ne standard Edi Rama vijezon rrugen
Me ne fund Bashkia e Tiranes pas botimit te shkrimeve te herepashershme ne gazeten Standard dhe thirrjeve te 1300 nxenesve ka vijezuar rrugen para shkolles se mesme Qemal Stafa. Gazeta per kohe te gjate botoi shqetesimin e prinderve te ketyre nxenesve te cilet detyroheshin te kalonin rrugen ne grup me raste edhe vetem duke rrezikuar jeten pasi bashkia nuk vijezonte rrugen. Pre e papergjegjshmerise se bashkise vetem vitin e kaluar ishin tre nxenes te cilet u aksidentuan nga makinat. Mungesa e vijave te bardha dhe sinjalistika rrugore rrezikoi cdo dite jetet e ketyre femijeve. Situata ka ndryshuar disi te pakten Bashkia e Tiranes pas punimeve te nisura ne Rrugen e Durresit mendoi edhe per vijezimin me vija te bardha. Me perfundimin e ketyre punimeve firma ka vijezuar rrugen me vija te bardha. Por kjo nuk eshte e mjaftueshme po te mendohet se edhe sot e kesaj dite vazhdon te mungoje sinjalistika rrugore tabelat te cilat njoftojne pranine e nje shkolle nuk jane vendosur. Ne kete pike bashkia vazhdon te mos marre asnje pergjegjesi. Nese deri tani paten fatin per tu degjuar thirrja e prinderve 1300 nxenesve per te vijezuar rrugen para shkolles Qemal Stafa ende ne kryeqytet mbeten 13 shkolla te tjera te mesme dhe nentevjecare tejet problematike pasi kane dalje kryesore ne rruge. Tek keto shkolla ende mungon vijezimi i rruges dhe sinjalistika rrugore.