E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ, te henen konstituohet

Diten e hene ne kalendarin e punimeve te Komisionit parlamentar te Ligjeve, eshte percaktuar diskutimi per perputhjen e kandidaturave per anetare te KQZ me Kodin Zgjedhor. Keshtu, pritet qe te shihen kandidaturat e paraqitura nga ana e partive politike, per institucionin me te larte te administrimit te zgjedhjeve ne vend, nese jane ne perputhje me Kodin. Ne rast se po, atehere keto kandidatura do te kalojne per miratim ne seancen e pasdites se hene. Ku pritet qe me votat e mazhorance dhe opozites te konstituohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, per te filluar menjehere nga puna per pergatitjen e infrastruktures zgjedhore ne vend. Pasi tashme vetem me pak se pese muaj na ndajne nga zgjedhjet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›