Cahet rruga nacionale qe lidh Shqiperine me Maqedonine
KORCE - Rrezik shembjeje ne nje pjese te rruges Korce-Liqenas, ku mijera banore mund te izolohen si pasoje e rreshqitjeve te tokes. Me shume se 500 metra te kesaj rruge te rendesishme qe lidh Shqiperine me Maqedonine, jane perfshire nga carja e tokes, ndersa rreshqitja duket se mund te sjelle pasoja te renda. Situata e krijuar vetem ne tre ditet e fundit mendohet te jete shkaktuar nga shperthimet e eksplozivit te nje guroreje, fare prane zones qe ka dhene shenjat e nje shembje te mundshme, e cila funksionon prej me shume se 30-te vjetesh. Specialistet e ndermarrjes nacionale te rrugeve kane shpallur alarmin dhe pas inspektimit te vendit kane kerkuar nderhyrjen e Policise se Shtetit, per mos lejimin e mjeteve mbi 5 tone, qe mund te provokonin rreshqitjen e masiveve te dheut duke mbyllur krejt rrugen. Sipas drejtorit te kesaj ndermarrje Kreshnik Zgjani, ka nisur dhe marrja e masave te menjehershme per te evituar shembjen e kesaj pjese te rruges, ndersa do te hapet dhe nje rruge e re e perkohshme prej rreth 500 metrash, per t'iu shmangur zones qe ka rreshqitur dhe qe mund te sjelle pasoja, per jeten e udhetareve dhe te mjeteve te shumta qe levizin ne te. Madje per kete situate ka marre njoftim edhe Shtabi i Emergjencave prane prefektures, specialistet e te cilit kane pare zonen nga afer, duke koordinuar veprimet me ndermarrjen ne fjale per evitimin e nje katastrofe te mundshme per dhjetera banore.
D. Zisi
D. Zisi