Divorci i paligjshëm, i vetmi vend Europian, Malta

I vetmi vend Europian, në të cilin divorci është i paligjshëm është Malta.Por, duket se kjo gjë do të ndryshojë shumë shpejt sepse sot do të mbahet një referendum ku do të vendoset që divorci të lejohet për çiftet që janë të ndarë prej 4 vitesh.
400 mijë banorët e ishullit mesdhetar do të votojnë për këtë ndryshim, ndërkohë që vendi i njeh divorcet që bëhen jashtë shtetit.
Sondazhet tregojnë se rezultati ende nuk mund të dihet se si do të dalë, pasi 40 % e votuesve ende janë të pa-përcaktuar. Liderët politik të Maltës, nuk janë përfshirë në mënyrë direkte në fushatë duke iu bërë thirrje votuesve të tyre që të votojnë ashtu si u thotë ndërgjegja. Ish-kolonia britanike është një nga vendet ku aborti është i paligjshëm dhe ku katolicizmi është fe shtetërore. Nëse kjo gjë do të ndodhë, atëherë vendi i vetëm në botë që nuk lejon divorcin do të jenë Ishujt Filipine.