E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, raportohen 6 të vdekur

Të paktën gjashtë persona janë vrarë mëngjesin e sotëm nga një shpërthim në rajonin Baxhaur, në veri-perëndim të Pakistanit. Lajmin e bën të ditur një televizion lokal, sipas të cilit rreth 10 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
 

Sipas mediave vendase, shpërthimi i fuqishëm, i ndodhur në zonën Salarzai, ka shkatërruar një hotel, disa dyqane dhe një treg. Atentati vjen në një moment kur mes grupeve terroriste është rritur dëshira për të marrë hak për vrasjen e kreut të Al Kaedës, Osama bin Laden.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›