E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazetarët Kosovarë kundër politikës ditore

Në tryezën e organizuar në Prishtinë,  Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës tha se ka patur përpjekje serioze për kufizimin e lirisë së shprehjes dhe kërcënim ndaj gazetarëve.

Drejtuesit e këtij organizmi bënë të ditur se vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti janë shënuar mbi 11 raste të kërcënimeve dhe dhunës ndaj gazetarëve.

Deklaratat e tyre pasuan pohimet se drejtuesja e Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, BIRN, Jeta Xharra, është kërcënuar javë më parë, ndërkohë që vlerësohet se jo pak gazetarë të tjerë janë vënë nën trysni.

Ndërkohë, qeveritarët kanë kundërshtuar akuzat për trysni ndaj gazetarëve dhe kanë tërhequr vërejtjen se janë vetë gazetarët që udhëhiqen nga autocensura në disa tema të caktuara.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›