E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia, para Maqedonisë për ndryshimin e emrit

Greqia me këtë plan do të tentojë të forcojë pozicionet e saj në negociatat për çështjen e emrit dhe të zvogëlojë presionet që i bëhen asaj nga ana e palës amerikane. Kjo bëhet e ditur nga analisti ndërkombëtarë për çështje ekonomike, Sem Vaknin, i cili thirret në burime të sigurta të Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Bëhet fjalë për një pako ekonomike në disa sfera: infrastrukturë, liberalizim të vizave dhe energjetikë. Me këtë do të financohet korridori transportues 10 dhe 8 në Maqedoni dhe projekte të tjera energjetike, me ç`rast Greqia do të jetë bartëse për fondet për Maqedoninë”, ka theksuar Vaknin.

Gjitha këto do të bëhen për të arritur për të bindur Shkupin zyrtar, që të pranojë ndryshimin e emrit dhe të quhet Republika Veriore e Maqedonisë.
Në kuadër të këtij projekti janë të kyçur edhe ekspertë amerikan por edhe senatorë progrek amerikan.
INA///Start

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›