Numërohet kutia 6 e Fushë Kuqes, s'ndryshon rezultati
Nga numerimi i fleteve te votimit nga KQZ, kutia e fundit nxorri në avantazh PS. Sipas të dhënave paraprake, rezultati i 6 kutive nuk ndryshoi rezultatin në Lezhë. Mbeten për tu numëruar 9 kutitë e Fierit
TIRANE-6 kutitë e Fushe Kuqes të Qarkut te Lezhës nuk kanë sjellë asgjë të re për asnjë nga partitë që garojnë në zgjedhjet parlamentare. Nga numerimi i fleteve te votimit nga KQZ, kutia e fundit nxorri në avantazh PS me 171 vota, PD me 135 vota. Sipas të dhënave paraprake, rezultati i 6 kutive, 5 nga të cilat përfunduan numërimin dje nuk ndryshuan rezultatin në Lezhë, pasi nuk ishin të mjaftueshme për një mandat deputeti. Aktualisht nga të dhënat paraprake, PD në Lezhë ka fituar 4 mandate deputeti, kurse PS 3mandate.
Mbeten për tu numëruar 9 kutitë e Fierit të KZAZ-ve me numër 19, 19, 20 e 22, ku PS ka varur shpresat për një mandat të mundshëm, pasi ky qark njihet si bastion i PS.
(d.b/BalkanWeb)