E Shtunë, 31 Tetor 2026

Divorcohet cifti, perleshen dy krushqit

Kruje- “Kumbullat i hane femijet, dhembet u mpihen prinderve”. Kjo fjale e urte ka gjetur vend ne nje perleshje mes dy krushqve ne qytetin e Krujes dy dite me pare, ndersa eshte dashur nderhyrja e policise vendore per te ulur gjakrat. Komisariati i Krujes ka nisur procedimin penal ne gjendje te lire ndaj 63-vjecares me inicialet D. S., e cila eshte denoncuar nga 74-vjecari M. A., krushku i saj. Sipas hetimit te kryer per kete incident, rezulton se shkak per grindjen eshte bere divorci i djalit te 74-vjecarit me vajzen e gruas se dyshuar. Konflikti kishte nisur disa jave me pare dhe ka arritur kulmin diten e marte, kur 63-vjecarja e irrituar ka shkuar ne banesen e te moshuarit dhe pas debatit ne fjale, i ka shkaterruar deren e shtepise me force. Plaku nuk e ka lejuar te futej brenda, por “inati” i krushkes ka shkuar deri ne fund. Pasi ka hyre brenda, 63-vjecarja ka nisur te nxjerre jashte shtepie te gjitha sendet personale dhe orendite qe i perkisnin te bijes dhe qe ia kishte bere peshqesh ne paje. Perplasja ka perfunduar me nje kallezim penal dhe ngritjen e akuzes se “shkaterrimit te prones me dashje”. Gruaja e dyshuar pretendoi se kerkonte te merrte vetem sendet personale te vajzes dhe asgje me teper, por nuk lejohej nga ish-dhendri i saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›