E Diel, 1 Nëntor 2026

Ujesjelles te rinj per Uren Vajgurore, qeveria jep fondet

BERAT- Dy epidemite e viteve te kaluara qe preken qytetaret e Ures Vajgurore per shkak te ndotjes se ujit te pijshem duket se do i perkasin te shkuares. Qeveria ka levruar nje fond te konsiderueshem per ndertimin e nje ujesjellesi te ri ne kete zone dhe rikonstruksionin e atij ekzistues qe eshte ndotur disa here me pare. Lajmin e ben te ditur vete drejtori i Ujesjellesit per kete qyteze, Gramos Azizolli. Sipas kreut te institucionit, qeveria ka levruar nje fond prej 1 milione eurosh per ndertimin e ujesjellesit te Rakoves dhe 180 milione leke per vazhdimin e punimeve ne rrjetin e tubacioneve e depozitave ne Poshnje. “Ujesjellesi i Rakoves do te siguroje furnizimin 24 ore me uje te qytetit, me gjatesi 8,5 km dhe me uje te cilesise se mire”, tha Azizolli. Po keshtu po punohet per te riparuar rrjetin aktual, me qellim shmangien e ndotjeve te tjera edhe per shkak te lumit Osum qe kalon permes qytezes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›