E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baseli në rrezik

Ëndrra e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës në Ligën e Kampionëve mund të përfundojë me kaq. Kjo pasi FIFA ka urdhëruar Federatën e Futbollit të Zvicrës që të marrë masa ndaj skuadrës Sion, në të kundërtën Zvicra do të përjashtohet nga të gjitha garat ndërkombëtare, që do të thotë se Baseli mund të humbë vendin në Ligën e Kampionëve.

Gëzimi për eliminimin e Manchester Unitedit nga Liga e Kampionëve mund t’u dalë në hidhërim skuadrës së Baselit dhe dy yjeve të reja të saj, Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës.

FIFA të shtunën ka kërcënuar të suspendojë Zvicrën nga garat ndërkombëtare, nëse nuk e sanksionon klubin Sion, brenda një muaji. Nëse suspendimi hyn në fuqi, kampioni i zviceran, Basel nuk do të mund të takohet me Bayern Munchenin në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja është e barabartë të zhvillohet më 22 shkurt në Basel. Skuadra më e mirë zvicerane avancoi nga faza e grupeve të Ligës së Kampionëve, para Manchester Unitedit, që tashmë mund të rikthehet në garë nga UEFA.

Klubit zviceran i është vënë embargo rreth transferimeve, pasi gjatë verës kishte transferuar jashtëligjshëm disa lojtarë dhe si pasojë, UEFA e kishte përjashtuar nga garat në Europa League.

Liderët e Federatës zvicerane janë takuar të shtunën për të shqyrtuar ultimatumin e FIFA’s, që ka kërkuar sanksionimin e Sionit, deri më 13 janar. Nëse deri atëherë nuk merren masa ndaj Sionit, futbolli zviceran mund të izolohet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›