“Djajtë e kuq” në krye

Gjashtë ndeshje të fituara rresht në kampionat, pa pësuar asnjë gol. Mancester Junatid është përkohësisht në krye, duke haruar atë start të zbehtë. Fitorja 4-0 në shtëpi kundër Uiganit tregoi forcën e "Djajve të kuq", që kanë një pikë më shumë se Arsenali i Arsen Vengerit, që ka dy ndeshje më pak se skuadra e Fergusonit. Për kampionët në fuqi të Anglisë, golat u shënuan nga argjentinazi Tevez, portugezi Kristiano Ronaldo (2) dhe talenti anglez, Uejni Runi.