E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karlsruhe e Kapllanit në “ashensor”

Sulmuesi shqiptar duket se i solli fat trajnerit Edmund Beker, pasi 60 sekonda pasi Kapllani hyri në fushë në të 67' (në vend të Freis), erdhi dhe goli i parë i Karlsruhes në fushën e Shalke 04. Mesfushori 28-vjecar Kristian Tim shënoi në minutën e 68-të pas punës së kryer nga Tamas Hajnal dhe shtatë minuta përpara përfundimit të ndeshjes në "Arena auf Shalke", po kjo dyshe prodhoi golin e humbjes së parë të "qymyrxhinjve", kur Tim realizoi në të 83', sërish pas asistit të Hajnal. Kampionia në fuqi e Bundesligës 2 në mënyrë të befasishme ndodhet në vendin e dytë, me dy pikë më pak se rekordmeni i Gjermanisë, Bajerni i Munihut, që të dielën do të luajë kundër Nurembergut.
ALTIN LALA- Mesfushori i Hanoverit, shqiptari Altin Lala u bë pjesë e një fitoreje të bujshme në transfertë, kur skuadra e tij fitoi 2-0 me kampionin në fuqi të Gjermanisë, Shtutgardin, që dukes se nuk e kishte marë veten pas humbjes 0-2 me Barcelonën në Ligën e Kampioneve. Kapiteni i Kombëtares shqiptare të futbollit luajti gjatë gjithë takimit ku dhe kontribuoi në arritjen e fitores të ekipit të tij. Hungarezi Huzszti ishte autori i të dy golave; të parin me penallti (8'), dhe të dytin, me anë të një goditje me kokë pas asistit të Kerundelos. Hanover me tri pikët e marra në "Gotlieb Daimler" u ngjit në vendin e gjashtë.
ERVIN SKELA- Energi Kotbus pas caktimit të trajnerit të ri, cekut Pransikar, mori edhe barazimin e katërt në kampionat, por kësaj radhe në transfertën e vështirë me Hertën e Berlinit. Fantazisti i Kombëtares shqiptare ishte edhe pikënisja e të gjitha sulmeve të Kotbusit.
VALON BEHRAMI - Gazeta italiane sportive "Tuttosport" shkruan se dy lojtarë të Lacios, shqiptari Valon Behrami dhe maqedonasi Goran Pandev jënë nën vëzhgimin e gjigandëve të Gjermanisë, Bajernit të Munihut. 22-vjecari Behrami u ndoq nga agjentët e klubit bavarez gjatë ndeshjes me Realin e Madridit. Behrami ka një kontratë me Lacion që e lidh me klubin bardhekaltër deri në vitin 2010. Behrami është edhe në vemendjen e Fiorentinës dhe Palermos.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›