E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murati paraqitje te shkelqyer me Panserraikos

Nga Arben Shemili
Dje mbasdite u zhvillua java e trete e Ethniki B Greqi, sezoni 2007-08. Ekipi i Panserraikos-it ku luan legjionari yne Edvin Murati u ndesh me Haidari, ndeshja u mbyll ne barazim 2-2, me gola te shenuar nga Fofonka ne min. 30,46, per Panserraikos dhe Tatos min.16, Kybelidis min. 64, per Haidari. Murati ishte i pafat ne kete fillim sezoni pasi u demtua ne fund te fazes pergatitore, ne ndeshjet miqesore. Dje ai u aktivizua per 20 minuta, pasi ishte aktivizuar edhe nje 15 minutesh ne ndeshjen e kaluar dhe futja e tij ne loje, beri qe tifozet e Seresit te brohorisnin per kapitenin e tyre, te cilin e kane idhull. Si gjithmone edhe pse vinte nga demtimi, Murati beri nje paraqitje te shkelqyer, duke marre inkursione te shpejta nga krahu i majte dhe duke furnizuar me krohsime sulmin e Panserraikos-it.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›