Marseja e Canës, e mallkuar në kampionat

Atëherë kur pritej që Olimpiku i Marsejës të merrte një pikë të merituar në transfertën e vështirë të Sent Etienit (1-0), erdhi edhe ndëshkimi i mallkuar. Dernis realizoi golin e fitores ndaj ekipit të kapitenit shqiptar Lorik Cana, në minutën e 94, vetëm disa sekonda përpara fërshëllimës finale të gjyqtarit. Marseja pësoi humjen e radhës, duke shuar kënaqësinë e madhe të fitores së jashtëzakonshme me Liverpulin (0-1)në Ligën e Kampioneve. Kjo ishte dhe humbja e parë e trajnerit belg Erik Gerets në kampionatin francez. "Është e tmerrshme. Dhamë gjithcka gjatë 93 minuta dhe Sent Etieni në minutën e 93-të na e kthen gjithcka në pluhur. Ky është futbolli", - tha Gerets për televizionin francez "Canal+". Gjithsesi Cana bëri një tjetër ndeshje të bukur dhe lajmi i mirë është se ai nuk morri karton të verdhë.