Hausberger: Rama, lider arrogant, tha gjera te paverteta
Incidenti i ndodhur ne Akademine Diplomatike te Vjenes, mes kreut te PS-se, Edi Rama dhe diplomatit Egin Ceka, ka pasur deshmitare te shumte. Disa prej tyre kane nisur te japin deshmi ne media te ndryshme. Regjisorja austriake Eva Hausberger, e cila ka qene e pranishme ne takimin e 24 prillit ku ndodhi incidenti, shprehet se ka pasur debate mes Rames dhe Cekes. Ndersa ndalet dhe ne prezantimin qe ka bere Rama ne kete takim, duke shprehur hapur pakenaqesite e saj. Agjencia “Balkan Insight” ka intervistuar regjisoren Eva Hausberger, e cila ka pare debatin mes tyre, por jo incidentin, pasi eshte larguar nga salla sapo ka nisur perplasja verbale mes Rames dhe Cekes. “Kur ndodhi incidenti me Ceken pashe vetem fillimin dhe me pas dola nga salla. Gjeja tjeter qe pashe ishte kur doli Egini dhe nje mik me tha se ata kishin nisur te debatonin. Por me tha se ata ishin shume larg perplasjes fizike”- thote ajo. Regjisorja shton se Akademia Diplomatike e prezantoi Ramen ne menyre jo korrekte, pasi u fol per nje lider te mencur, por ne te vertete ai u tregua arrogant ne sesionin e pyetje-pergjigjeve. “Rama u prezantua si nje lider i mencur qe e beri Tiranen nje qytet te bukur dhe qe mund te jete fituesi i zgjedhjeve te ardhshme. Por ajo qe une pashe ishte nje Rame arrogant qe u shmangej pyetjeve, buzeqeshte dhe pergjigjej per ato qe donte vete, ndonje here duke thene gjera te paverteta”,- thote Hausberger. Incidenti i ndodhur ne vjen me 24 prill u pasqyrua dhe ne mediet austriake. Gazeta me e madhe austriake “Der Standard”, pasqyronte ngjarjen ne nje artikull me titullin “Terbohet shefi i socialisteve”. Tashme ajo qe ndodhi me 24 prill eshte bere objekt i nje komisioni hetimor parlamentar. Kryetari i PS-se e ka pranuar vete incidentin e ndodhur, madje dhe ka bere ironi me ngjarjen dhe diplomatin. Ne nje postim ne rrjetin social Facebook, Rama ka propozuar qe 24 prilli te jete dhe dita e shkuljes se veshit, duke ju referuar ngjarjes se ndodhur ne Austri.
6 elementet ku gaboi Rama ne Austri
1. Takimi me presidentin austriak Heinz Fischer nuk eshte pasqyruar nga zyra e Presidences Austriake. Ne websit-in e presidences per daten 24 prill eshte shenuar vetem vizita zyrtare e punes e Mbretit te Lesotos. Gjithashtu, nuk ka patur asnje prononcim ose deklarate per shtyp lidhur me takimin me Ramen. Pra eshte trajtuar si takim privat.
2. Gjate aktivitetit ne Akademine Diplomatike te Vjenes, nje student nga Vlora i beri pyetjen se perse duhet zgjedhur Rama dhe jo Berisha. Pas pergjigjes se Rames, i pakenaqur studenti vlonjat tentoi te merrte fjalen, por u ndalua nga Rama duke i thene: “me ty u sqarova nje here”.
3. Kur nje i moshuar deshi te bente nje pyetje, Rama i tha menjehere se “Ti nuk ke cfare te flasesh, se do te besh po ate pyetje qe me ke bere para nje viti“. I moshuari i tha: “do te flas e nuk te pyes ty. Mos mu drejto mua ashtu, se kam dyfishin e viteve qe ke ti”.
Pyetja e te moshuarit nuk ishte aspak provokim.
4. Gjate gjithe aktivitetit perkthimi ishte shume i dobet, pothuajse krejt i pakuptueshem per austriaket. Perkthyese ishte nje vajze e re nga Drenica, qe fliste shume mire gjermanisht, por qe kishte shume veshtiresi me shqipen. Kjo solli here pas here replika mes Rames dhe perkthyeses te tipit: “Perse nuk e perktheve edhe kete, perse nuk e permende edhe ate”. Bashkebisedimi vazhdoi me pas pothuajse vetem ne shqip dhe pak ne anglisht. Disa austriake qe nuk kuptonin anglisht u larguan nga salla para mbarimit te aktivitetit.
5. Teksa nje burre po drejtonte nje pyetje, Rama u soll nga nje e pranishme ne salle, ne rreshtin e pare dhe i tha:“Nuk paske ndryshuar fare“. Burri ndaloi per nje cast, se nuk e kuptoi se perse ishte fjala. Rama me mosperfillje i tha: “vazhdo ti me pyetjen, se e pata me nje femer ketu qe ka qene shoqe klase me mua”.
6. Thenia e dites (pas incidentit): “Pese ore ndenji ne Vjene dhe na beri lemsh. Imagjino shqiptaret e shkrete qe e kane cdo dite”.