E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djali i Gaddafit, mund të gjykohet në Libi

Djali i Gaddafit mund të gjykohet në Libi, ndërsa mund të përballet me dënimin me vdekje nëse shpallet fajtor.

Kështu u shpreh kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare për Krime, Luis Moreno-Okampo në Tripoli, ku zhvilloi bisedime me zyrtarë libianë nga Këshilli Kombëtar Kalimtar.

Ky Këshill është shprehur  se dëshiron që i biri i Gaddafit, Seif al-Islam dhe ish shefi i Sigurisë, Abdullahal-Senusi të gjykohen në Libi.

Gjykata Ndërkombëtare në datën 27 qershor, kishte lëshuar një urdhër arrest kundër Gaddafit, birit të tij dhe shefit të Sigurisë, për krime kundër njerëzimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›