E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takohen dy kryekuvendarët

E për këtë arsye, zyra e shtypit e Kuvendit të Shqipërisë, përmendi takimet e shumta të zhvilluara vitet e shumta.

“Në 5 vitet e fundit janë zhvilluar 5 takime në nivel Kryetarësh Kuvendi, dhe vetëm në këto dy vjet rreth 10 delegacione të Kuvendit të Kosovës kanë zhvilluar takime në Kuvendin e Shqipërisë. Janë takuar në Tiranë pothuajse të gjitha komisionet reciproke, të ligjeve, ekonomisë, integrimit, sigurisë, arsimit, komisionit të jashtëm”, thuhet në komunikatë.

Në takim u theksua domosdoshmëria e rritjes së mëtejshme të bashkëpunimit ekonomik. Rruga e Kombit dhe vijimi i saj me 38 kilometrat e parë në Kosovë kanë krijuar tashmë mundësi edhe më të afërt bashkëpunimi politik, ekonomik dhe njerëzor mes dy shteteve por edhe me vendet e rajonit. 

Dy Kryetarët e Kuvendeve ndanë mendimin se Komisionet parlamentare kanë një rol thelbësor në reformat legjislative, në arsim, ekonomi, turizëm etj. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Krasniqi tha se do të ishte një kënaqësi për të dhe për qytetarët e Kosovës një vizitë e afërt e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, ftësë që zonja Jozefina Topalli e priti me kënaqësi të veçantë, duke premtuar se do të jetë në Kosovë, në një kohë sa më të afërt./Start/

                                                                                             2011-11-22 14:46
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›