E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDIU na tregon rrugën!

PDIU vlerëson se shtetet multietnike si Maqedonia duhet të respektojnë në tërësi historinë e kombeve përbërëse të tyre.

Me euforizëm, kjo parti e vlerëson historinë tonë si “një histori mijëravjeçare e lavdishme dhe nuk mund të përçudnohet nga asnjë komb i ri i gadishullit ballkanik”.

“Sot, në 103 vjetorin e vendosjes përfundimtare të alfabetit shqip, ku u vendos në vija të themelta drejtimi perëndimor i shqiptarëve, fryma ballkanike bizantino-osmane nuk ka më vend. Sot, të gjithë kombet e gadishullit tonë duhet të pranojnë që të tregojnë të vërtetën historike pa ngjyrime politike a shoviniste. Kombi shqiptar nuk ka frikë nga e vërteta!”, thekson kjo parti.

PDIU vlerëson se shteti shqiptar, në bashkëpunim me të gjitha shtetet e tjera ballkanike duhet të krijojnë hapësirat e nevojshme në mënyrë që historia të mësohet ashtu siç është, në bazë të fakteve, dhe jo në bazë të emocioneve, të cilat janë shpesh herë negative dhe shoviniste kundër kombit tonë. Në veçanti për Maqedoninë, nevoja e një harmonie ndëretnike është ekzistenciale. /Start/

                                                                                             2011-11-22 12:41
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›