E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuqezinjtë flasin për alfabetin

 Përveç nderon dhe kujton ata që themeluan alfabetin shqip, që u mor për bazë ai latin, Aleanca shkon larg kur thotë se gjuhën shqipe e “shkëputëm nga turqizmat dhe greqizmat”.

Aleanca Kuq e Zi nderon me kujtim punën dhe veprën e themeluesve të alfabetit shqip që hodhi dritë 103 vite më parë në qytetin e Manastirit. E në këtë rast, kjo Aleancë ka shprehur hidhërimin e saj të thellë për braktisjen dhe rrënimin e Gjuhës Shqipe.

Në këtë rast, ajo shprehu shqetësimin për mungesën e një abetareje të unifikuar në të gjitha trojet shqiptare. “103 vite më pas shqiptarët nuk kanë të unifikuar abetaren, gjuhën dhe sistemin arsimor. Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të zi, Preshevë, Abetaret janë në modele të ndryshme madje duke deformuar apo fshirë edhe simbolet kombëtare për qëllime përfitimi për zyrtaret e larte shqiptare dhe rrjedhimisht duke I hapur rrugën korrupsionit me botimin e abetareve”, thekson Aleanca.

Ky formacion shton se 103 vite më pas ministra e politikanë kanë përdhosur veprën e rilindësve duke krijuar një sistem korruptiv të licencave të universiteteve, shit-blerjeve të diplomave, pazarit të masterave dhe trafikimit të studimeve universitare brenda dhe jashtë vendit. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-11-22 12:59
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›