Djali i Gaddafit zbulon ngjyrat
Saif Gaddafi është djali më i famshëm i liderit të Libisë, kolonelit Muammar Gaddafi. Saif është zotuar publikisht për t’i luftuar kundërshtarët e babait të tij ‘deri në plumbin e fundit’.
Por, ajo që është më pak e njohur është fakti se ai është edhe arkitekt, planifikues urbanistik dhe një piktor surrealist/simbolist. Pjesa më e madhe e artit të tij është politik dhe në dritën e ngjarjeve të shtjelluara, ka fituar një rezonancë të re.
‘The Art Newspaper’ e kishte intervistuar Gaddafin kur kishte qenë në Londër për ekspozitën e tij në vitin 2002. Ekspozita përfshinte edhe veprën ‘War’ (Lufta) të vitit 2001, të krijuar, siç ka thënë ai, nga luftërat në Ballkan në vitet nëntëdhjetë.
“Piktura paraqet një anije dhe detin. Pastaj shpërthen lufta civile në Kosovë, e cila e shkatërron pikturën dhe temën e saj. Deti e ndërsen vetën, zemërimi bie nga qielli, që vjen kundër një përroi me gjak”.
Në pikturën ‘The Challenge’, 2000, Gaddafi e ka përshkruar babanë e tij si një shqiponjë që rri pezull në qiell, duke u përballë me, siç i quan ai, ‘neo-kryqtarët’, të cilët janë të përfaqësuar nga tri figura të krishtera në një plazh. Gaddafi ka thënë se një objekt i vogël i ngjitur në pëlhurë ka qenë pjesë e një bombe, e lëshuar nga aeroplani amerikan në shtëpinë e familjes së tij në Tripoli në vitin 1986.
Ekspozita “The Desert is Not Silent”, ka pasur edhe turne nëpër Paris, Berlin, Tokio, Madrid, Sao Paulo dhe Moskë.