S’merr rol pa i pëlqyer!

Jeta sentimentale e Marion Cotillard është duke shkuar sipas ëndrrave të saj sepse ajo nuk merr role pa i pëlqyer.
Aktorja franceze – e cila është aktorja e parë franceze që ka marrë Oskar për aktoren më të mirë në filmi “La Vie En Rose” në vitin 2007 – ka thënë se ka refuzuar që të pranoj role pasi që ndonjëherë dëshiron të kënaqet me jetën e saj.
“Si vajzë e vogël kam pasur ëndrra të mëdha të cilat jam me fat që tani kam mundësi që ti jetoj dhe jam duke jetuar me këtë ëndërr – por ndonjëherë duhet të përballem edhe me jetën e zakonshme”, tha ajo.
“Nuk dëshiroj që të jem dikush tjetër. Për këtë nuk marrë punë pa parë që në një karakter ka diçka nga vetvetja ime. Nuk dëshiroj që t’i lëndoj ëndrrat e mija dhe për këtë zgjedh rolet qe dua”.