E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkrimtari Turra, promovon librin "Deti i ngrirë, ditari i një eksodi"

"Deti i ngrirë, ditari i një eksodi" i autorit Mimi Turra, është libri që u promovua të premten në ambjentet e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Me gjuhë të thjeshtë e të drejtepërdrejtë, autori ka treguar në formë ditari, ngjarjet e përjetuara vetë ato ditë të marsit 1991 që shënuan historinë e popullit shqiptarë dhe të qytetit bregdetar të Brindizit.
 

“Deti i ngrirë, ditari i një eksodi” është botuar për herë të parë në Shqipëri në vitin 1993 dhe një vit më pas u botua edhe në Itali.
 

Ngjarjet e përshkruara, të jetuara thuajse me të njëjtin intensitet emocional nga të dy popujt në brigjet e Adreatikut, tërhoqën interesin e lexuesit dhe të shtypit italian që vlerësoi sinqeritetin e autorit dhe vërtetësisë së tregimit.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›