E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fletcher vazhdon në Man Utd

Nga Express më 04 mars 2011 në ora 19:07

Mesfushori i Manchester Unitedit, Darren Fletcher ka nënshkruar kontratë të re katërvjeçare.

Skocezi 27 vjeç, i cili ka bërë 288 paraqitje për Djajtë e Kuq, është në klub nga viti 2000, ndërsa tani pritet të mbetet në Old Trafford deri në fund të sezonit 2014-2015.

“Jam i lumtur që Darren ka nënshkruar kontratë të re. Ai është në klub prej kur ishte 15 vjeç dhe jam krenar që ka depërtuar nga skuadra e të rinjve”, tha menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›