“Romeo dhe Zhulieta” në Teatrin “Metropol”
Nё Teatrin “Metropol” nё datёn 6 mars do tё vihet nё skenё “Romeo dhe Zhulieta”, vepёr e dramaturgut anglez William Shekspir, me regji tё Kiço Londos. Nё qёndёr tё shfaqjes ёshtё dashuria me fund tragjik e dy tё rinjve dhe armiqёsia qё kanё familjet e tyre me njёra-tjetrёn.
Londo nё njё konferencё pёr shtyp u shpreh se do tё prezantojnё nё skenё njё shfaqje tё alternuar midis modernes dhe klasikes.
Nё rolin e Romeos, interpreton Lulzim Zeqja, nё atё Zhulietёs, Adriana Tolka, Vaja interpretohet nga Ervin Bejleri, Merkuti nga Flori Balliu etj. Shfaqja “Romeo dhe Zhulieta” do tё jepet nё sallёn “Shekspir” e cila pёrurohet mё kёtё premierё, nё datёn 6 mars qё pёrkon gjithashtu edhe me tre vjetorin e Teatrit “Metropol”.
Kjo sallё nga brёnda ёshtё e ngjashme me Teatrin “Globus” nё Londёr, me njё kapacitet prej 300 vendesh dhe me tetё ballkone.