E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djali i Hysenil Dumes: Safo Marko agjentja e sigurimit qe denoncoi babain tim

TIRANE-Në shtëpinë botuese “Naim Frashri” ishin arrestuar tre vetë. Ishte viti 1981. Hysenil Dume do të rrëfente më vonë në familje se e kishte mësuar kush ishte shkaktari i dënimit të tij. Ata e njihnin agjenten “Sh...”, por nuk kishin folur kurrë publikisht për këtë. Megjithatë për familjen e Hysenil Dumes ishte zhgënjim dëshmia në gjyq nga kolegu dhe miku i tyre Fatos Kongoli dhe përkthyesi William Shehu.

Në pjesën e parë të intervistës së Arben Dumes, djali i Hysenil Dumes (i ndarë, tashmë nga jeta), jepet me nota kritike qëndrimi që kanë për aktin e shkrimtarit dhe faljen e tij publike, të cilën ata nuk e pranojmë, duke pretenduar se shkrimtari nuk e mori kurrë mundimin këta 20 vjet të sqarohej me ta. Arben Dume, duke ndarë shkrimtarin Kongoli nga njeriu Kongoli, - tha se ai mbetet për gjithë familjen e tij personi i së kaluarës dhe kujtoi më tej zhgënjimet e të atit, pas dëshmisë që dha ai në gjyq. Ky reagim i djalit të Hysenil Dumes erdhi pas debateve dhe fakteve të publikuara në “GSH” pas intervistës së drejtorit të Arkivit të ministrisë së Brendshme Kastriot Dervishi, intervistë e cila ka ngjallur në familjen e tyre edhe shijen e hidhur që ju la në kohën e arrestimit të të atit personi që e kishte denoncuar Hysenilin, agjentja Sh...
Arben Dume, e bën publik emrin e saj, një fakt ky tronditës për opinionin publik, madje e shënon me shkronja kapitale emrin e agjentes...( pjesa e dyte e intervistes)

...Përtej kësaj marrëdhënie mes jush si familje dhe shkrimtarit nga ana tjetër, dolën fakte në media që arsyeja e vërtetë e dënimit të Hysenil Dumes, nuk ishte dëshmia e Kongolit, por ishin faktet dhe incizimet e mbledhura nga agjentja “Sh...”. A e ka ditur ndonjëherë babai juaj këtë fakt? A fliste ai për dyshimet, survejimet?
Më duhet të përsërisë edhe njëherë faktin se Fatos Kongoli ishte pjesë e procesit gjyqësor në tërësinë e tij. Për mendimin tim, si dëshmitari i rremë ashtu dhe e punësuara e shërbimit informativ të rremë (Agjentja “SH”) janë moralisht dhe penalisht të dënueshëm kudo në botën moderne dhe demokratike. Për agjenten “Sh...” babai e kuptoi mbas arrestit dhe pas pak kohe ajo ishte e njohur nga gjithë ambienti shoqëror. Por, duhet të theksoj se babai nuk ka pasur asnjë dyshim për ndjekje apo survejim para arrestimit.
A e dini ju kush ishte agjentja “Sh...”?
Agjentja “Sh” ishte SAFO MARKO.
Prej vitesh shumë ish-të dënuar të atij sistemi, i kanë gjurmuar, i kanë gjetur dhe janë përballur me persekutorët, hetues a gjykatës, por edhe me denoncuesit e tyre. A e keni bërë ju këtë gjë?
Jo kjo nuk ka ndodhur. Ne nuk jemi përballuar asnjëherë me persekutorët dhe denoncuesit e babait. Kjo për arsyen se jetojmë jashtë shtetit prej 21 vjetësh.
Si ka rrjedhur jeta juaj pas shembjes së diktaturës?
Pas shembjes së diktaturës jeta jonë ka rrjedhur, njësoj si jeta e pjesës dërrmuese të emigrantëve politik të asaj kohe, pra me amplitudat normale të jetës.
Sipas jush ç’peshë ka kaluar në jetën e sotme të njerëzve?
Shpagimi, sqarimi, falja...cila prej këtyre do të qetësonte jetët e atyre që morën plagë nga diktatura?
Për mendimin tonë kjo pyetje është më interesantja dhe shumë e rëndësishme për të ardhmen e shoqërisë shqiptare, e cila duhet të krijojë kushtet për një periudhë pajtimi nëpërmjet instrumenteve ligjor dhe kushtetues, të cilat deri tani kanë tentuar, por nuk janë arritur. Sqarimi i pozicionit të çdo persekutori dhe dëshmitari është pjesa më e rëndësishme, e cila më pas do falet nga pala tjetër. Për mendimin tonë shpagimi, e të tjera si këto, janë shumë sekondare.
(Intervista eshet botuar dje ne Gazeta Shqiptare)
(BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›