Shvarcenberg: Serbia t’i zgjidhë problemet me fqinjët
PRISHTINE- Serbia duhet t’i zgjidhë problemet me fqinjët e saj para se të pranohet në Bashkimin Evropian, deklaroi në Prishtinë, ministri i Jashtëm i Çekisë, Karel Shvarcenberg. Shvarcenberg deklaroi se është e rëndësishme që Serbia të sillet si fqinje miqësore ndaj Kosovës.
Ministri i Jashtëm i Republikës së Çekisë, Karel Shvarcenberg, deklaroi të enjten, se është e rëndësishme që Serbia të sillet si një fqinj miqësor ndaj vendeve në rajon, pas takimit në Prishtinë me homologun e tij kosovar, Enver Hoxhaj.
Të dy ministrat, ai çek dhe ai kosovar, u pajtuan se është e rëndësishme që të gjitha vendet në rajon duhet të kenë marrëdhënie të mira ndërfqinjësore para se të hyjnë në Bashkimin Evropian. Ministri i Jashtëm çek, Shvarcenberg, tha se të gjitha problemet në Ballkan mund të zgjidhen vetëm me integrimin e vendeve në Bashkimin Evropian.
Ai, gjithashtu, theksoi se marrëdhëniet ndërfqinjësore janë kusht i qartë për të gjitha vendet, të cilat synojne synojne te integrohen ne Bashkimin Evropian, përfshirë këtu edhe Serbinë. Ministri Shvarcenberg shtoi se një gjë e tillë nënkupton që Serbia duhet t’i rregullojë edhe marrëdhëniet fqinjësore me Kosovën.
Ministri i Jashtëm çek, Shvarcenberg, po qëndron në Prishtinë në një vizitë dyditore.
(s.g/europaelire/balkanWeb)