Pasneser perkujtohet dita e gjenocidit grek mbi popullsine e amerise

Të shtunën, më 25 qershor, si për çdo vit që nga rënia e komunizmit në vitin 1990, komuniteti çam do të përkujtojnë ditën e gjenocidit grek mbi këtë popullsi, ku në 25 qershor 1944, forcat e gjeneralit grek Napolon Zerva ekzekutuan në mënyrë barbare 2700 çamë brenda një nate në qytetin e Paramithisë.
Viktimat ishin kryesisht gra dhe fëmijë.
Kjo ishte një nga masakrat më të egra të grekëve ndaj popullsisë autoktone shqiptare, në luftën e dytë botërore.
Bëhet fjalë për një gjenocid, të padënuar akoma nga shteti grek.
Shteti i atëhershëm shqiptar iu hoqi nënshtetësinë greke dhe i regjistroi si nënshtetas shqiptarë të gjithë komunitetin çam, duke i prerë kështu rrugën e kthimit në Çamëri.
Në të njëjtën kohë nuk i dha zgjidhje kësaj katastrofe humane që po ndodhte në Jug të Shqipërisë dhe nuk ndërmjetësoi që kjo popullsi shqiptare të kthehej sërish në shtëpitë e tyre.
Këtij komuniteti i mohohet ende e drejta për të vizituar shtëpitë dhe pronat e tyre.
Në Greqi, atyre nuk u është lejuar të ngrenë as përmendore në vendet ku janë kryer masakrat nga ushtria e rregullt greke.
Të shtunën shënohet edhe 67 vjet ka kjo masakër e cila e përkujtohet çdo vit me anë të një pelegrinazhi nga komuniteti çam që fillon në varrezat e Kllogjerit për të përfunduar me tubimin para pikës kufitare të Qafë-Botës ku zyrtarisht ndahet Shqipëria me Greqinë, ndërsa për camët ajo është pika ndarëse mes Shqipërisë dhe shtëpive të tyre në Çamëri.