Djali i Kim Jongut II la ditëlindjen e babait për koncertin e Eric Claptonit
Derisa qytetarët e Koresë së Veriut po festonin ditëlindjen e liderit të përjetshëm Kim Jong II, njëri prej djemve të tij është parë duke u kënaqur në koncertin e Eric Klaptonit në Singapor.
Djali i dytë i liderit komunist të Koresë së Veriut, Kim Jong Chol, është incizuar me kamerën e Korean Broadcasting System derisa po hynte në koncert, i cili është mbajtur të hënën.
Në fotografitë e tjera shihet djaloshi 30-vjeçar i veshur me një bluzë të zezë dhe pantallona, duke kënduar dhe kërcyer me pjesën tjetër të publikut në koncertin e organizuar në stadiumin e Singaporit.
Sipas gazetës “Daily Mail”, kjo është hera e dytë që Jong Chul është fotografuar në koncertin e Claptonit.
Më herët ai kishte shkuar në koncertin e këngëtarit dhe kitaristit britanik në Gjermani më 2006, ku edhe e kishte ftuar atë që të mbajë një koncert në kryeqytetin e Koresë së Veriut, në Pyongyang.
Jong Chul ka qenë favorit për ta zëvendësuar të atin, por në fund e humbi garën me vëllain e tij më të ri. Derisa Jong Chol po argëtohej nëpër Singapor, në vendlindjen e tij po mbaheshin manifestime të ndryshme për nder të ditëlindjes së 69 të babait të tij.